Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dy aksidente, rrahje, arrestime – natë e keqe për Rrugën B

NULL NULL
20.07.2022 21:44

Dy aksidente kanë ndodhur sot në orët e pasdites në Rrugën B në Prishtinë.

Në njërin nga rastet pas aksidentit ka pasur edhe rrahje mes disa personave.

Dy persona me këtë rast janë shoqëruar për në stacionin policor.

Ndërsa në aksidentin e dytë janë lënduar katër persona.

Kështu tha për Klankosova.tv Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tha se personave të lënduar u është ofruar ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 19:00, është raportuar për dy aksidente trafiku në Rrugën B në Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në njërin nga aksidentet janë përfshirë dy vetura, ndërkaq për rrjedhojë disa persona janë përfshirë në rrahje pas aksidentit. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar për në stacion dy persona. Ndërsa aksidenti i dytë ka ndodhur në mes të një veture dhe kamioni, ku si pasojë e aksidentit, katër persona janë lënduar, të cilëve u është ofruar ndihmë mjekësore. Lidhur me këto ngjarje policia ka nisur hetime,” tha Ahmeti.

lajme të ngjashme