Dumoshi: Sot e gjithë Kosova pret fitoren e djelmoshave tanë NULL NULL 08.10.2020 13:49 08.10.2020 13:49 Ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi, ka thënë se sot e gjithë Kosova pret fitoren e djelmoshave kosovarë, në ndeshjen me Maqedoninë e Veriut. Ajo ka bërë të ditur se do të jetë aty për ta përcjellë nga afër ndeshjen, njofton Klan Kosova. “Sot, e gjithë Kosova pret fitoren e djelmoshave tanë, në ndeshjen me Maqedoninë e Veriut. Djemtë tanë do ta kenë përkrahjen e secilit nga ne, mendja dhe zemra jonë do të jenë së bashku me ta në fushën e gjelbër”. “Ndërsa, unë si Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të jem aty pranë për të duartrokitur fitoren e madhe”. “Kjo fitore do të na ofron vetëm një hap drejt momentit historik të kualifikimit të Kosovës për herë të parë në Kampionat Evropian”. “Forca djema! E gjithë Kosova sonte brohoret për ju”. Sot, e gjithë Kosova pret fitoren e djelmoshave tanë, në ndeshjen me Maqedoninë e Veriut. Djemtë tanë do ta kenë… Publiée par Vlora Dumoshi sur Jeudi 8 octobre 2020 klankosova.tv