Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dukesha Kate nderon Princeshën Diana me lindjen e fëmijës së tretë (FOTO)

NULL NULL
23.04.2018 22:37

Dukesha e Cambridge, Kate Middleton sot lindi një djalë mbretëror pas një shtatzënie të pritur gjatë.

Në paraqitjen e saj të parë që pas lindjes së fëmijës së saj të tretë, Dukesha Kate po shoqërohej edhe nga bashkëshorti i saj Princi William, megjithatë qendër e vëmendjes ishin rrobat me të cilat ajo vendosi të shfaqej sot para spitalit Shën Maria, njofton Klan Kosova.

36 vjeçarja po mbante një fustan të kuq pothuajse të gjatë, i cili kishte një jakë të bardhë të stilit Peter Pan.

Por, zgjedhja që ajo bëri për paraqitjen e sotme, përkonte me nderin që i bëri nënës së vdekur të William, Princeshës Diana e cila kishte ndërruar jetë në moshën 36 vjeçare.

Fustan të ngjashëm kishte zgjedhur për të veshur edhe Princesha Diana në vitin 1984 atë botë kur kishte sjellë në jetë vëllain e William, Princin Harry, njofton Klan Kosova.

lajme të ngjashme