Dukagjinasit e të gjitha partive politike protestojnë me 27 gusht NULL NULL 25.08.2016 12:44 25.08.2016 12:44 Përfaqësues të të gjitha subjekteve politike nga qendra e qytetit të Pejës kanë bërë thirrje për protestë për të kundërshtuar ratifikimin marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Ata kanë thirrur një protestë gjithpopullore me 27 gusht, e cila do të nisë nga ora 12:00 në qendër të Pejës. “Ftojmë qytetarët e Pejës, Deçanit dhe pjesëve të tjera, për të kundërshtuar fuqishëm votimin e demarkacionit.” “Përveç kësaj ftojmë edhe deputetët e Parlamentit të Kosovës që në seancën e 1 shtatorit votën e tyre ta hedhin kundër kësaj marrëveshjeje”, ka thënë Ali Lajqi, njofton Klan Kosova. Lajqi pohuar se protestën e thërrasin të gjitha degët e partive politike të këtij regjioni.