Dua Lipa shfaq barkun e sheshtë, derisa vazhdon pushimet në Shqipëri NULL NULL 03.08.2021 09:18 03.08.2021 09:18 Këngëtarja e famshme botërore, Dua Lipa, është duke qëndruar për pushime në Shqipëri. Përgjatë qëndrimit të saj së bashku me të dashurin atje, Anwar Hadid, Dua po përkujdeset që të shpërndajë fotografi të ndryshme. Së fundmi ajo ka publikuar një fotografi tejet atraktive, ku shfaqet e shtrirë në një kuvertë prej druri, me pamje nga bregdeti shkëmbor dhe ujërat e kristalë poshtë. Ylli 25-vjeçar u pa të ketë veshur një bluzë rozë të shkurtë, me simbolin e ushqimit hotdog përpara. Duke e ngritur bluzën, ajo tregoi belin e saj të lëmuar, ku poshtë kishte të veshura bikini ngjyrë rozë, përderisa në kokë mbante një kapelë bejsbolli, shkruan Dailymail, përcjell klankosova.tv. Në një tjetër fotografi, këngëtarja u pa duke notuar në detin Jon së bashku me të dashurin e saj, ku shfaqeshin tejet të lumtur pranë njëri-tjetrit.