Dua Lipa po mendon për albumin e tretë – diçka krejt ndryshe! NULL NULL 31.05.2021 08:35 31.05.2021 08:35 Dua Lipa ka plane të mëdha! Këngëtarja 25 vjeçare tashmë ka një album të tretë në mendje, shpjegoi Joe Kentish i Warner Records në një intervistë për Variety, transmeton Klan Kosova. “Është “Terminator” i albumeve, thjesht nuk mund të ndalet”, tha ai. “Sa herë që mendojmë se ka ‘rënë’ një tjetër këngë e re del. Puna e saj është legjendare. Ne e përdorim atë si një shembull për artistët e tjerë”. Mes tjerash, ai zbuloi se Dua “tashmë po mendon” për albumin e saj të tretë dhe po planifikon të nxjerrë “diçka krejtësisht ndryshe”, transmeton Klan Kosova.