Dua Lipa në Chanel, fustanin mahnitës që dikur e modeloi Claudia Schiffer (FOTO) NULL NULL 02.05.2023 19:05 02.05.2023 19:05 Dua Liiipa Ylli i njohur botëror, nga Prishtina, Dua Lipa, mbrëmë mahniti të gjithë me paraqitjen e saj me një fustan të bardhë në eventin Met Gala. Fustani i saj qe zgjedhje nga Chanel, dhe i takonte modës së lashtë të vjeshtës 1992, përcjell klankosova.tv. Ai ishte punuar dikur me shumë delikatesë nga stilisti i njohur, tashmë i ndjerë, Karl Lagerfeld. Ky fustan, që jepte ndjesinë e një princeshe, fillimisht ishte modeluar dikur në pasarela, nga muza e Lagerfeld, Claudia Schiffer. Claudia Schiffer Fustani përfundon me thekë të shkurtuar dhe të zgjatur që jo vetëm e zgjat fundin, por i jep atij një paraqitje tjetër. Diamanti i Dua Lipas Fustani fillimisht ishte veshur me një kapele me lule, por Lipa e kombinoi të sajën me një diamant mahnitës nga Tiffany & Co. “Kjo gjë e vogël”, tha ajo me shaka në tapetin e kuq. “Jam shumë me fat që mund ta shfaq atë në Met Gala’’, u shpreh ajo mes tjerash. Dua Lipa