Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dua Lipa dhe i dashuri i ri i saj mbrëmë vizituan Newbornin në Prishtinë

NULL NULL
02.08.2019 11:30

Këngëtarja kosovare, Dua Lipa, mbrëmë ka arritur në Prishtinë për “Sunny Hill Festival”.

Sikurse vitin e kaluar ajo erdhi në vendin e lindjes më të dashurin e saj – këtë herë Anwar Hadid, njofton Klan Kosova.

Anwar është vëllai i vogël i modeleve të famshme, Gigi dhe Bella.

I dashuri 20 vjeçar i Duas erdhi me aeroplan privat në mesnatë dhe pas arritjes ata kanë dalë për një shëtitje në Prishtinë në një vizitë tek obelisku “New Born”.

Në një fotografi të postuar në Instagram nga Dua Lipa ka komentuar edhe  Gigi dhe nëna e saj, Yolanda Hadid.

Vitin e kaluar Dua ishte me Isaac Carew, me të cilin tashmë është ndarë.

 

lajme të ngjashme