‘Droni rus’ rrëzohet në Poloni NULL NULL 20.08.2025 17:19 20.08.2025 17:19 Një dron rus thuhet se është rrëzuar në Poloninë lindore gjatë natës. Një objekt i paidentifikuar ra në një fushë me misër pranë fshatit Osiny, rreth orës 2 të mëngjesit. Policia lokale tha se gjeti metal dhe plastikë të djegur në vendngjarje. Një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Polonisë tha se objekti ishte një version rus i një droni Shahed – i cili është prodhuar në Iran, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslaë Sikorski, tha: “Një tjetër shkelje e hapësirës sonë ajrore nga Lindja konfirmon se misioni më i rëndësishëm i Polonisë drejt NATO-s është mbrojtja e territorit tonë.” Ministri i mbrojtjes i vendit u tha gazetarëve: “Edhe një herë, kemi të bëjmë me një provokim nga Federata Ruse, me një dron rus. /Klankosova.tv