Driton Kuka e Majlinda Kelmendi para 10 vjetësh – kur ëndërronin medaljet e arta NULL NULL 20.08.2018 10:40 20.08.2018 10:40 Driton Kuka, trajneri i kombëtares së Kosovës në xhudo dhe njeriu që ka nxjerrur shumë yje botërorë të xhudos, ka postuar një foto të para 10 vjetësh në profilin e tij në Facebook, njofton Klan Kosova. Në foto, bashkë me Kukën është edhe kampionja botërore e olimpike, Majlinda Kelmendi gjithashtu edhe xhudistja tjetër e suksesshme, Nora Gjakova. “Fiks para 10 vjetësh, 2008 Berlin. Ëndërronim Olimpiadën e medaljet elitare. Pak kush besoi në misionin tonë e tash pas 10 vjetësh fituam krejt çka mund të fitohet në Sport”, ka shkruar Kuka në përshkrimin e fotos.