Dreri përplaset përmes dritares dhe hyn në klasën plot fëmijë (VIDEO) NULL NULL 05.11.2021 18:43 05.11.2021 18:43 Një shkollë në Saskatchewan të Kanadasë, pësoi një ndërprerje të pazakontë kur një dre kaloi nëpër një dritare të madhe xhami dhe u përplas brenda një klase. Dëshmitarja, Jayme Melnyk, tha se ajo ishte duke e lënë djalin e saj 2-vjeçar në çerdhe, e cila është e bashkangjitur në shkollën Sylvia Fedoruk në Saskatoon, kur dreri u përplas në një klasë pikërisht përballë korridorit. Nga shkolla thanë se programi parashkollor sapo po përfundonte në kohën e hyrjes së drerit dhe nxënësit u nxorën në mënyrë të sigurt nga dhoma, ndërsa kafsha e trullosur u rrëzua në tokë. Shkollat Publike të Saskatoon thanë se një fëmijë pësoi lëndime të lehta që nuk kërkonin kujdes mjekësor. Dreri u qetësua nga autoritetet dhe u zhvendos jashtë qytetit. Zyrtarët thanë se pjesa tjetër e ditës së shkollës vazhdoi normalisht.