Drenica dhe Trepça ’89 bien nga Superliga, Ferizaj në barazh NULL NULL 28.05.2023 17:39 28.05.2023 17:39 Ka përfunduar edicioni i sivjetmë i Superligës së Kosovës në futboll. Në xhiron e fundit është përcaktuar edhe skuadra e dytë e cila nga sezoni i ardhshëm do të garojë në Ligën e Parë. Përpos Drenicës, e cila ra nga Superliga javë më parë asaj sot iu bashkangjit edhe Trepça ’89, e cila edhe pse mposhti Prishtinën me rezultat 2:1, nuk arriti të futet së paku në barazh. E këtë mundësi për të mbetur në ligë e fitoi Ferizaj, që javën tjetër do ta luajë ndeshjen e barazhit kundër Lirisë së Prizrenit. Derisa kampioni i këtij edicioni Ballkani, do të garojë në kualifikimet e garës më prestigjioze të futbollit në Evropë, Champions League. E dy skuadrat nga i njëjti qytet, Drita dhe Gjilani, do të luajnë në kualifikimet për Conference League, që janë renditur në pozitat dy dhe tre. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS