Drejtoresha e UNESCO-s viziton kalanë e Gjirokastrës NULL NULL 19.02.2023 12:51 19.02.2023 12:51 Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay, ka vizituar së fundmi kalanë e Gjirokastrës, në kuadër të një vizite në Shqipëri, me ftesë të ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro. Azoulay ka vizituar qendrën historike të Gjirokastrës, e klasifikuar që nga viti 2005 si trashëgimi botërore e UNESCO-s. E shoqëruar nga Kumbaro, Azoulay ka vizituar edhe Muzeun e ri Etnografik, në Gjirokastër, ku krahas shumë aseteve kulturore spikat edhe isopolifonia, shkruan Rtsh. Vitet e fundit, Organizata ka mbështetur Shqipërinë në rehabilitimin e shtëpive të trashëgimisë së qytetit dhe në inventarizimin e trashëgimisë kulturore jomateriale të qytetit, si pjesë e një qasjeje për promovimin e turizmit të qëndrueshëm që mbështet zhvillimin lokal. Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO-s pritet të takohet dhe me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër Fundi i sezonit 3 të Squid Game: Çfarë do të thotë paraqitja e papritur në Amerikë për të ardhmen e serialit? 1 orë më parë
Kulturë Anulohet koncerti i Manson në Londër, aktivistët protestuan pasi ai hetohet për dhunë në familje 1 day