Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Drejtoresha e Manifesta 14 tregon pse e zgjodhën Prishtinën (VIDEO)

NULL NULL
13.07.2022 17:32

Manifesta 14 ka përzgjedhur Prishtinën si qytet për t’u mbajtur.

Lidhur me këtë, në emisionin “Ora e Pasdites”, ka folur drejtoresha e Manifestës, Hedwig Fijen, e cila tha se ka qenë interesante të vijë në shtetin më të ri sovran në Evropë dhe një vend që ka një histori komplekse, dinamike e interesante.

“Kosovën e kam njohur 10 vjet më parë sepse çdo dy muaj kam pranuar një revistë në Amsterdam të quajtur 2.0. Manifesta do të jetë e pranishme në të gjitha pjesët e Evropës, kemi qenë në jug, në veri, në lindje dhe perëndim, por asnjëherë në Ballkan. Ka qenë interesante të vijmë te shteti më i ri sovran në Evropë dhe një vend që ka histori shumë komplekse, dinamike dhe interesante, ekosistem kreativ dhe elemente të ndryshme së bashku”.

“Njerëzit këtu në Prishtinë, por edhe shumë artistë si Jakup Ferri, që ishte në Amsterdam, Etriti në Berlin, Flaka në Munih, talentet kosovarë na kanë bërë që të vendosim të vijmë këtu”, tha ajo, njofton Klankosova.tv.

Pjesëmarrës në këtë event do të jenë 77 artistë nga 32 shtete, 37 prej tyre nga Kosova, ndërsa të tjerët nga vende të ndryshme të botës.

”Manifesta 14” do të fillojë më 22 korrik dhe do të jetë e hapur deri më 30 tetor.

“Pjesëmarrësit do të paraqesin punët e tyre në 22 hapësira përqark qytetit të Prishtinës, prej Hamamit të Prishtinës te sheshi Zahir Pajazit e Kino Rinia. Prej 40 ndërhyrjeve artistike dhe urbane, që prezantohen sot, 32 punime të reja janë krijuar posaçërisht për Prishtinë”, thuhej në njoftimin e Manifesta 14.

Më poshtë gjeni listën e artistëve që janë pjesë e Manifesta 14 Prishtina 2022:

lajme të ngjashme