Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Drama e finaleve në NBA, Thunder mposht Warriors (VIDEO)

NULL NULL
17.05.2016 14:10

Oklahoma City Thunder ka befasuar duke e mposhtur Golden State Warriors me rezultat 108-102 në ndeshjen e parë të finaleve në Konferencës Perëndimore në ligën më të fortë në botë NBA.

Thunder kanë mposhtur Warriors duke u bërë kështu ekipi i parë që ka arritur fitore në shtëpinë e kampionit aktual të NBA-së.

Dy më meritorët, ashtu siç ishte pritur, ishin Kevin Durant dhe Russell Westbrook, duke shënuar 26 respektivisht 27 pikë.

Thunder ishin gati gjatë gjithë kohës në disavantazh, por në çerekun e katërt i ndezën motorët, duke u rikthyer edhe nga 14 pikë minus.

Lojtari më i mirë i NBA-së, Stephen Curry, përkunër se shënoi 26 pikë dhe arriti edhe 10 kërcime, nuk mundi të shpëtojë ekipin e tij nga disfata.

Ndeshja e radhës po ashtu do të luhet në  Oakland, California ku si vendas Luftëtarët do të mundohen të barazojnë shifrat në 1-1, para se ndeshjet të bartën në Oklahoma.

Për të kaluar në finalen e përgjithshme njëri nga ekipet duhet të fitojë katër ndeshje.

Kushdo që fiton finalen e Konferencës Perëndimore do të luajë në finalen e përgjithshme me fituesit e Konferencës Lindore, i cili do të vendoset mes Cleveland Cavaliers e Toronto Raptors.

https://www.youtube.com/watch?v=5RN9_JiplMw

klankosova.tv

lajme të ngjashme