Drake përqafon trofeun si Michael Jordan (FOTO) NULL NULL 14.06.2019 13:48 14.06.2019 13:48 Drake ishte padyshim fansi më i përfolur i finaleve të sivjetme të ligës më të fortë në basketboll, NBA. Përpos në mediumet e showbizz-it, për të gjithashtu flitej edhe në ato të basketbollit, pas atmosferës që e krijonte për klubin e qytetit të lindjes, Torontos. Raptors triumfuan mbrëmë ndaj Golden State Warriors duke e arritur fitoren e katërt ndaj tyre dhe duke e fituar titullin e parë në histori të klubit, por edhe të Kanadasë. Ndërkaq ylli i repit e ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një fotografi duke e përqafuer trofeun ashtu siç kishte bërë Michael Jordan më 1991 kur e kishte rrëmbyer titullin e pare. View this post on Instagram Got one. 👌🏽 A post shared by champagnepapi (@champagnepapi) on Jun 14, 2019 at 12:19am PDT