Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dorëhiqet zëvendësguvernatorja e BQK-së

NULL NULL
15.05.2023 15:41
BQK

Nora Latifi-Jashari, është dorëhequr nga pozita e zëvëndësguvernatores së Bankës Qendrore të Kosovës.

Kjo u bë e ditur nga BQK, nëpërmjet një njoftimi.

Në njoftim thuhet se Latifi -Jashari e ka liruar pozitën më 15 maj për shkak të angazhimeve profesionale e kontraktuale.

“Ky veprim nuk e cenon në asnjë mënyrë vazhdimësinë e përmbushjes së objektivave të BQK-së, pasi Bordi Ekzekutiv mbetet funksional deri në plotësimin e pozitave të rregullta të anëtarëve të Bordit Ekzekutiv sipas Ligjit të BQK-së. Për më shumë znj. Latifi Jashari vazhdon kryerjen e detyrave si  anëtare joekzekutive e Bordit të BQK-së”, thuhet në njoftim përcjell Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS

lajme të ngjashme