Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dorëhiqet Johny Ive, njeriu që dizajnoi produktet e Apple për dy dekada

NULL NULL
27.06.2019 23:21

Jony Ive po largohet nga Apple pas më shumë se dy dekadash, ku dizajnet e tij ikonike të Mac, iPod dhe iPhone e kthyen kompaninë e zbehur të Silicon Valley në një nga gjigantin më të vlefshëm në botë, si dhe përcaktuan një brez produktesh të konsumit.

Sir Jonathan po krijon sipërmarrjen e tij të re, një biznes krijues i quajtur LoveFrom, me Apple si klientin e tij të parë.

Tranzicioni do të fillojë më vonë këtë vit, ndërsa LoveFrom do të startojë plotësisht funksionimin në vitin 2020.

“Edhe pse unë nuk do të jem një punonjës, unë ende do të jem shumë i përfshirë – shpresoj për shumë, shumë vite të ardhshme”, tha Sir Jonathan

“Kjo thjesht duket periudha e natyrshme për ta bërë këtë ndryshim”.

Largimi i projektuesit më të famshëm industrial në botë dhe kujdestari i gjithë estetikës së Apple, do të vijë si një goditje për investitorët dhe klientët e saj.

Shumë e shohin Sir Jonathan si një nga asetet më të rëndësishme, përderia ai po shkon përtej iPhone-it në një fazë të re të produkteve dhe shërbimeve.

lajme të ngjashme