Donjeta Sadikut i vyen edhe dy fitore për ta prekur normën olimpike NULL NULL 06.03.2024 14:14 06.03.2024 14:14 Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, është kualifikuar në çerekfinale të turneut kualifikues botëror të boksit. Ajo e mposhti kundërshtaren greke Christina Linardatou. Lufta u zhvillua në kategorinë deri në 60 kilogramë. Sadikut i duhen edhe dy fitore për ta siguruar ‘vizën’ për Lojërat Olimpike “Paris 2024”. “I urojmë fat dhe suksese të mëtejme”, thuhet në njoftimin e Federatës së Boksit transmeton Klankosova.tv