Donjeta Sadiku pranon se me para të veta shkoi në Evropian! (VIDEO) NULL NULL 10.07.2017 21:35 10.07.2017 21:35 Boksierja kosovare Donjeta Sadiku është shpallur nënkampione e Evropës për të reja, në kampionatin që u zhvillua në Sofje të Bullgarisë. Ajo të dielën në emisionin ‘Sports Show’ tregoi se me para të veta ka shkuar në kampionatin evropian për ta përfaqësuar shtetin e Kosovës i cili nuk po e përkrah, përkundër se është medalja e tretë që ja sjell vendit. Ankesa ka edhe trajneri i saj Besim Brahimi që thotë se ministria qysh tash ju dha paratë që vitin e kaluar Donjeta kishte dalë e artë e Evropës për të reja. Kronikë nga gazetari Emanuell Syla.