Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Doktorët Izet dhe Merita: Rrëfimi i tyre për IVF dhe sfidat për të pasur fëmijë (VIDEO)

NULL NULL
07.12.2025 10:37

Doktori Izet Sadiku dhe gruaja e tij, Merita, ishin të ftuar në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, ku ndanë eksperiencën e tyre për të pasur fëmijë përmes IVF.

Dr. Merita tha se çrregullimet endokrinologjike kanë ndikim të madh në shtatzëni, dhe se ajo e ka kaluar këtë proces pa bërë shumë zhurmë.

“Në Kosovë e kam bërë IVF për herë të parë. Kam dy fëmijë, pas katër përpjekjeve me IVF. Mjekimin e kam bërë vetë dhe nuk kam dashur të bëj zhurmë rreth kësaj. Asnjëherë nuk kam hequr dorë, dhe me përpjekjet e Izetit, tani kemi dy fëmijë që janë si drita për ne”, tha Merita.

Ajo gjithashtu theksoi se dëshira për të pasur një fëmijë tjetër ishte shumë e madhe, dhe për këtë ka bërë teste për të parë mundësitë. “Vajzën e kam lindur në moshën 44 vjeçare. Kam pasur dëshirë të madhe edhe për një fëmijë tjetër dhe kam bërë testet, por asnjëherë nuk jam dorëzuar”, shtoi ajo.

Ndërkaq, Dr. Izet Sadiku tha se ai përkrah çdo çift që dëshiron të bëhet prind.

“Kur ke fëmijët, kupton se çka të ka munguar gjithë ato vite”, tha ai.

Ndiqeni videon për më shumë detaje.

lajme të ngjashme