Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dodikut i merret mandati – ai do referendum (VIDEO)

NULL NULL
06.08.2025 20:34

Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjë dhe Hercegovinës, të mërkurën doli me vendim unanim.

KQZ-ja në Sarajevë, ia mori mandatin presidentit të Republikës Serbe të këtij shteti Millorad Dodik.

Heqja e mandatit vjen pasi Gjykata e Bosnjës e  dënoi më 1 gusht me vendim të formës së prerë Dodikun me një vit burg, si dhe me ndalim të ushtrimit të funksionit që e mabn tani  dhe funksioneve të tjera politike në vend për gjashtë vitet e ardhshme.

Lideri nacionalist u dënua për shkak të mosrespektimit të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë në Bosnje, pozitë që tani e mban diplomati gjerman Christian Schmidt.

Si pasojë e këtyre zhvillimeve, Dodik, u shfaq në një konferencë të jashtëzakonshme, dhe nga Banja Lluka, njoftoi se entiteti serb i Bosnjës, do mbajë referendum në të cilin qytetarët e RS-ës, do votojnë nëse e pranojnë apo jo vendimin  e KQZ.

Për detaje ndiqeni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:

 

 

lajme të ngjashme