Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dodiku thotë se ka një nismë për ndryshimin e emrit të Srebrenicës

NULL NULL
30.05.2024 16:40
Srebrenica
Qyteti i Srebrenicës. Foto: Wikipedia/Benutzer:Samum

Presidenti i Republika Sërpskas, Millorad Dodik, tha sot se “për shkak të të gjitha gënjeshtrave për Srebrenicën”, njerëzit në atë komunë duan të ndryshojnë emrin e saj.

Në një deklaratë për televizionin serb “Happy”, siç raporton RTRS, ai tha se ende nuk është vendosur se cili do të jetë emri i ri i qytetit.

Dodiku deklaroi se “nuk ka pasur asnjë operacion në Srebrenicë më 11 korrik, askush nuk ka vdekur apo nuk është vrarë” dhe se njerëzit megjithatë e përkujtojnë atë datë, duke theksuar se gjithkush që ka vdekur më 11 korrik ka vdekur jashtë Srebrenicës, transmeton RTRS.

“Prandaj disa nga njerëzit tanë atje në Srebrenicë filluan një iniciativë për ndryshimin e emrit që të mos quhet Srebrenica por t’i jepet një emër tjetër komunës”, tha Dodiku për televizionin serb “Happy”, transmeton Klankosova.tv.

Kur është fjala për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë, Dodiku vuri në dukje se ajo nuk është detyruese, por është gjithashtu një problem serioz që megjithatë ekziston.

Ai tha se rezoluta nuk do të sjellë asgjë, “vetëm do të ndryshojë marrëdhëniet e Sërpskas me Bosnje-Hercegovinën”.

Më 11 korrik, 1995, në Srebrenicë u krye gjenocid nga forcat serbe të Bosnjës duke vrarë 8 mijë burra dhe djem boshnjakë myslimanë. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme