Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Do të punojmë që të jemi pjesë e BE – së”

NULL NULL
25.11.2016 12:16

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në takimin e parë të Këshillit të Stabilizim Asociimit BE-Kosovë,  i pyetur se si pret që të anëtarësohet Kosova në BE kur nuk njihet nga pesë shtetet anëtare ka thënë:

“Mund të them që vullneti i qyetatërëve është që të jenë pjesë e familjes evropiane. Ne jetojmë në Evropë jemi pjesë e Evropës dhe nuk shohim arsye që të mos jemi pjesë e të gjitha veprimeve ekonomike, demokratike të kontinentit evropian”.

“Do të bashkëpunojmë edhe me vendet e tjera të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, pasi është në interesin tonë dhe tyren që të kemi bashkëpunim dhe presim që edhe këto vende një ditë ta njohin Kosovës. Ne do t’i ndjekim të gjitha proceduar në mënyrë që ta zëmë hapin pasi konsiderojmë që ne e kemi vendin në BE”.

Delegacioni i Kosovës i kryesuar nga kryeministri Isa Mustafa, përbëhet nga ministrat Enver Hoxhaj, Abdullah Hoti, Skender Hyseni, Hykmete Bajrami dhe zëvendësministrja Anila Statovci.

Takimi është kryesohuar nga përfaqësuesja e lartë  e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, ndërkaq pjesë e delegacionit të BE-së ishte edhe komisioneri për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn dhe përfaqësues të tjerë të lartë të institucioneve të Bashkimit Evropian./klankosova.tv

lajme të ngjashme