Do të mbahen homazhe në Prishtinë për Navalnyn NULL NULL 20.02.2024 14:52 20.02.2024 14:52 Udhëheqësi i opozitës ruse ,Alexei Navalny Sonte në ora 18:00 do të mbahen homazhe për Alexei Navalny-n, i cili vdiq në rrethana misterioze në një burg të Rusisë. The Geopost shkruan se përfaqësues të shoqërisë civile këtë do ta bëjnë duke ndezur qirinj dhe ekspozuar fotografinë e Navalny-t, edhe si protestë para Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Prishtinë. Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny vdiq në rrethana misterioze në moshën 48-vjeçare, në një burg në Siberinë Perëndimore në Rusi. Ai ishte shpallur nga Amnesty International si i burgosur i ndërgjegjes. /Klankosova.tv