Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

DnV: Votimi me asistencë dukshëm më i vogël krahasuar me zgjedhjet paraprake (VIDEO)

NULL NULL
07.06.2026 13:28

Demokracia në Veprim ka mbajtur konferencën e dytë lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në vend.

Eugen Cakolli nga DnV ka deklaruar se deri në mesditë, procesi i votimit në nivel vendi po zhvillohet i qetë dhe pa incidente që do të ndikonin në ecurinë e zgjedhjeve.

“Bazuar në gjetjet e raportimit nga vëzhguesit tanë në terren, deri në mesditë, që nga hapja e vendvotimeve, procesi në nivel vendi është duke rrjedhur qetë dhe po karakterizohet nga një respektim i kënaqshëm i rregullave përkatëse, dhe nuk është raportuar për asnjë incident që do të ndikonte në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”, tha Cakolli.

Sa i përket pjesëmarrjes, ai bëri të ditur se deri në orën 12:00, dalja në nivel vendi është rreth 12% e votuesve me të drejtë vote.

“Në kuadër të kësaj përqindjeje, vërehet se komunat me shumicë serbe, sidomos ato në veri të vendit, kanë dalje më të lartë që shkon deri në 24%, që është gati dyfishi i mesatares në nivel vendi. Sa i përket rajoneve, Prishtina dhe Ferizaj kanë daljen më të lartë deri tani me mbi 13%, ndërsa Prizreni dhe Gjakova kanë dalje nën 9%”, ka shtuar ai.

Cakolli theksoi se janë evidentuar disa parregullsi teknike dhe procedurale, kryesisht lidhur me paraqitjen e votuesve në qendra të gabuara, por që sipas tij nuk ndikojnë në mbarëvajtjen e përgjithshme të procesit.

“Rajoni i Prizrenit dhe Gjakovës janë rajonet me më shumë parregullsi, ndonëse situata në përgjithësi mbetet e rregullt në nivel vendi”, tha Cakolli./Klankosova.tv

lajme të ngjashme