Djegia e Kuranit në Gjakovë, libri i shenjtë u gjet ku gjuhet bërlloku NULL NULL 28.01.2026 11:23 28.01.2026 11:23 Foto nga JOQ Albania Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Çabratit në Gjakovë, ku persona ende paidentifikuar dyshohet se kanë dëmtuar dhe djegur Kuranin. Siç merr vesh Klankosova.tv, në vendin ku u gjet libri i shenjtë gjuhet bërlloku dhe ajo pjesë është zonë e pabanuar. Edhe pse hetimet kanë nisur, akoma nuk janë identifikuar personi apo personat e përfshirë. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj bëri të ditur për Klankosova.tv se procesi po vazhdon dhe janë në fazë të grumbullimit të provave. Ai shtoi se lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i Prokurorisë Speciale. E tmerrshme: Digjet Kurani në Gjakovë (VIDEO) Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili tha se ky veprim godet parimet, traditën dhe identitetin e popullit të Kosovës. Myftiu Tërnava: Jam i tronditur nga akti kriminal i djegies së Kuranit të Shenjtë, i kryer me porosi!