Djali i Tom Hanks ndalohet nga policia NULL NULL 08.06.2015 12:38 08.06.2015 12:38 Djali i aktorit të famshëm Tom Hanks, Chester, është ndaluar nga policia britanike. Chester u ndalua pasi kishte dëmtuar dhomën e hotelit në Londër për vlerën prej 1200 paund. Punonjësit e stafit të hotelit lajmëruan menjëherë policinë pasi vunë re se televizori ishte përplasur tek muri dhe gotat e thyera ishin në gjithë dhomën. 24 vjeçari Chester Hanks i cili aspiron të bëhet një reper ka pasur probleme me drogën që në moshën 16-vjeçare, transmeton Klan Kosova. Para se të shkonte në hotel, Chester, është fotografuar në gjendje të dehur në një klub nate duke konsumuar shampanjë dhe vodka. klankosova.tv