Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Djali i takon babait, ktheje!” Gjykata kushtëzon nënën nga Prishtina (VIDEO)

NULL NULL
18.11.2025 19:43

Më 30 tetor 2025, Liridona Koprani mori një njoftim nga Gjykata Themelore e Prishtinës se kishte vetëm tri ditë kohë për ta dorëzuar djalin te babai i tij, Valon Kastrati. Mirëpo, ajo nuk e bëri këtë.

Kanë kaluar gati 20 ditë nga marrja e këtij vendimi dhe 13-vjeçari vazhdon të qëndrojë te nëna në Prishtinë.

Duke parë se djali refuzon të kthehet te babai, nëna ka vendosur t’i drejtohet gjykatës me kërkesë për rikthimin e të drejtës prindërore. Propozimi u dorëzua nga avokati i saj, Florim Shefqeti, më 6 nëntor.

Tre ditë më herët, Shefqeti kishte kontaktuar edhe Qendrën për Punë Sociale në Podujevë. Duke vlerësuar se situata është urgjente, ai kërkoi që edhe QPS-ja t’i drejtohej gjykatës me kërkesë të njëjtë, në mënyrë që procesi të përshpejtohej dhe të merrej parasysh interesi i fëmijës.

Megjithatë, drejtoresha e këtij institucioni i tha Kiks-it se nuk ka pranuar asnjë shkresë të tillë.

Kiks Kosova është interesuar gjithashtu të marrë informacione rreth gjendjes psikologjike dhe emocionale të fëmijës, por deri tani QPS-ja e Podujevës nuk ka dhënë asnjë përgjigje.

Ndërkohë, prej 17 nëntorit, Valon Kastratit i është ndaluar të afrohet më pak se 20 metra në vende publike dhe 200 metra nga shtëpia e Liridona Kopranit, për një periudhë 12-mujore.

Ky vendim erdhi pasi Liridona Koprani deklaroi se ndjehej e rrezikuar nga ish-bashkëshorti, i cili është edhe babai i djalit të saj 13-vjeçar.

Ndiqeni më poshtë kronikën e këtij rasti:

lajme të ngjashme