Djali e kërcënoi me vrasje nënën, arrestohet NULL NULL 06.01.2025 09:36 06.01.2025 09:36 Arrestim: Foto ilustruese Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në Mitrovicë. Një person e ka kërcënuar me vrasje nënën e tij. Viktima, është detyruar të kërkojë ndihmën e policisë, me ç’rast i dyshuar edhe është arrestuar. I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti është konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës. Zëdhënësi Valon Preteni, tha për Klankosova.tv se ndaj të dyshuarit është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit. “Jemi në pritje të vendimit të gjykatës. Besoj që sot do të bëhet caktimi i paraburgimit”, tha Preteni për Klankosova.tv