Djajtë, ultimatum Antony-t: O shitu tash, o rri në stol deri në janar NULL NULL 12.08.2025 16:29 12.08.2025 16:29 Manchester United i ka dhënë një ultimatum sulmuesit brazilian, Antony. Ai, sipas klubit, ose duhet të pranojë ndonjë ofertë prej 30-40 milionë eurosh që vjen për të, ose të mbetet në stol deri në janar. Në anën tjetër, Real Betisi po dëshiron ta marrë në huazim në ditët e fundit të merkatos, por Unitedo po e shtyn lojtarin të vendosë tani. Ish-lojtari i Ajaksit kishte shkëlqyer te Betisi në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, por klubi nuk i ka paratë për ta transferuar atë.