“Djajtë” në ferr, “Spurs” në majë të Evropës NULL NULL 21.05.2025 22:58 21.05.2025 22:58 Tottenhami është shpallur kampion i Europa League, pas fitores prej 1-0 ndaj Manchester Unitedit. I vetmi gol në takim u shënua në minutën e 42-të të ndeshjes nga ana e Johnson, i cili realizoi pas asistimit të Sarrit. “Djajtw e Kuq” e pësuan humbjen e parë në Europa League në këtë sezon, pikërisht në finale dhe duke mbetur pa asnjë titull sivjet ku në Premier League gjenden në vendin e 16-të, një mbi Tottenhamin. Në anën tjetër, “Suprs” e fituan trofeun e dytë më të rëndësishëm në Evropë, ndonëse në Premier League renditet në vendin e 17-të – sezon totalisht i dështuar për ta.