Dizajnet jo të zakonshme që e shndërrojnë shtëpinë tuaj në një vend përallor NULL NULL 12.07.2019 18:00 12.07.2019 18:00 Steve Jobs ka thënë njëherë se “Shumica e njerëzve e bëjnë gabimin duke menduar se dizajni është ajo çfarë shihet. Dizajni nuk është ajo çfarë shihet dhe ndjehet. Dizajni është ajo se si funksionon dhe sa praktik është”. Pothuajse të gjithë njerëzit duan që t’i bëjnë shtëpitë e tyre një vend të këndshëm, të ngrohtë dhe me dizajn unik që përpos që i bën të ndihen mirë është edhe shumë e këndshme për sy. Më poshtë po ju sjellim disa dizajne të tilla – duken shumë bukur, por edhe janë shumë funksionale dhe shfrytëzojnë hapësirën e shtëpisë tuaj maksimalisht. Këto dizajne nuk janë shumë të zakonshme, por jemi të sigurt se do ta shndërrojnë shtëpinë tuaj në një vend përallor. Shihni fotografitë dhe inspirohuni për të bërë ndryshime në shtëpinë tuaj. Tek e fundit, ju e meritoni të jetoni në një ambient plot ngrohtësi dhe magji. Surprizoni mysafirët me pllakat unike dhe të frikshme të pishinës tuaj Gëzoni fëmijët tuaj me një rrëshqitëse në vend të shkallëve të mërzitshme Një relaksim si ky, me shtrat si luhatëse të varur mbi shkallë Shtoni ngjyra në korridorin tuaj me derën me një xham unik Rrethojeni veten me libra duke i ruajtur poshtë shtratit Bëjeni dhomën tuaj magjike me murale Relaksohuni në një shtrat me topa Sillini ‘yjet’ në dhomën tuaj Kush nuk do ta donte në punë një tavolinë me karrige luhatëse? Dekorojeni dhomën tuaj me llambadarë kreativë që mund t’i krijoni nga filxhanat dhe shishet e xhamit Relaksohuni duke i parë peshqit derisa i lani duart Vështrojeni qiellin me yje çdo natë me këtë letër muri që shkëlqen në errësirë Silleni natyrën brenda banjos tuaj me një kopsht vertikal Vendoseni zyrën tuaj në kopsht – kështu do të jeni gjithmonë produktiv Fshehni veturën tuaj me këtë ashensor që nuk shihet Bëjeni kuzhinën tuaj speciale me këtë lavaman me formë aspak të zakonshme Ndjehuni sikur po fleni mbi re me këtë shtrat që qëndron në ajër Shfrytëzojeni hapësirën në mënyrë produktive me dollapë nën shkallë Kombinojeni tavolinën dhe tapetin me këtë dizajn unik Vendosni disa lule letre në mur për ta shndërruar shtëpinë tuaj në kështjellë
Bëjeni kuzhinën tuaj speciale me këtë lavaman me formë aspak të zakonshme Ndjehuni sikur po fleni mbi re me këtë shtrat që qëndron në ajër Shfrytëzojeni hapësirën në mënyrë produktive me dollapë nën shkallë