Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ditë zie në Kosovë pas vdekjes së Rexhep Qosjes

NULL NULL
23.04.2026 15:16

Në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja, dita e nesërme është shpallur si Ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës.

Kështu ka njoftuar ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, transmeton Klankosova.tv.

“Me këtë vendim, shteti ynë shpreh nderimin dhe mirënjohjen për një personalitet që i dha kulturës shqiptare dije, vepër dhe autoritet”, ka shkruar ajo.

Akademiku Qosja vdiq këtë të enjte në moshën 89-vjeçare dhe u varros në varrezat e Dragodanit.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

lajme të ngjashme