Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ditë protestash në Evropë (VIDEO)

NULL NULL
11.03.2023 20:34

E shtuna doli të jetë goxha shumë e zhurmshme për disa shtete në Evropë.

Italianët, çekët dhe francezët, formën e shprehjes së pakënaqësisë e kanë të njëjtë, ani se problemet i kanë të ndryshme.

Në Cutro të Italisë banorët po marshojnë për t’i përkujtuar 75 migrantët që humbën jetën si pasojë e përmbytjes së anijes, muajin e kaluar.

Ndërkohë, në kryeqytetin e Çekisë, qytetarët po shfaqin revoltën e tyre ndaj qeverisë, për shkak të rritjes së inflacionit. Të njëjtit kërkuan që të ndalet edhe mbështetja ushtarake për Ukrainën.

Ndërsa në Paris u kundërshtua për planin e reformës së pensioneve që parasheh  rritjen e moshës së pensionimit nga 62 në 64 vjet, si dhe kërkimin e 43 vjetëve të përvojës së punës për t’u kualifikuar për pensione të plota.

lajme të ngjashme