Ditë e mirë për të përgatitur kek me dredhëza NULL NULL 03.10.2020 09:16 03.10.2020 09:16 Dredhëzat janë të preferuara pothuajse nga të gjithë. E pse të mos përgatisim edhe kek me to?! Kanë pak kalori prandaj edhe nëse e teproni pak nuk keni pse ndiheni në faj! Nëse i përdorni në kek, nuk duhet të shtoni shumë sheqer. Përgatitja e kekut do t’ju marrë kohë vetëm 10 minuta, Përbërësit për tavë me diametër 24 cm ● 500 g dredhëza ● 250 g miell ● 2 vezë ● 6 lugë sheqer ● 10 g sodë për ëmbëlsira ● 125 g gjalpë i butë si krem në temperaturë ambienti ● 300 g kos i trashë Përgatitja Ndezim furrën në 160°C. Përziejmë gjalpin me sheqerin me rrahësen e vezëve me dorë, shtojmë vezët një nga një, kosin, miellin dhe soden me sitë. Hedhim brumin në tavën e lyer më parë me gjalpë e miell, i vendosim mbi dredhëzat e ndara në mes dhe e vendosim të piqet për 50/60 minuta. E mbulojmë me letër alumini kur të ketë marrë ngjyrë në sipërfaqe dhe e lëmë të piqet derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër.