Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Gruas, në Shqipëri afër 34 mijë gra janë pajisur me urdhër mbrojtjeje NULL NULL 25.11.2023 16:59 25.11.2023 16:59 Foto ilustruese 25 nëntori shënon Ditën Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Gruas. Gjatë vitit 2023, 611 persona u arrestuan për dhunë në familje në Shqipëri. Ndërsa që nga viti 2010 janë vrarë 159 gra, raporton TopChanel, përcjell Klankosova.tv. Që prej vitit 2006 kur ka hyrë në fuqi ligji i parandalimit të dhunës në familje në të gjitha format e saj, 33 mijë e 628 gra janë pajisur me urdhër mbrojtjeje. Policia vlerëson zyrtarisht se në masën 80 përqind të kësaj shifre të dhunuarat janë keqtrajtuar nga një burrë si bashkëshorte, ish-partnere apo bashkëjetuese. Shifrat janë alarmante, ndërsa ka edhe raste kur gratë dhe vajzat nuk e raportojnë dhunën nga frika apo turpi, madje disa thonë se dhuna është çështje private që duhet të mbetet brenda mureve të shtëpisë. E në nivel global rreth 736 milionë gra i janë nënshtruar dhunës fizike e edhe asaj seksuale.