Dita e Dëshmorëve, mitrovicasit i bën të harrojnë për pak ngjarjet në veri (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Tershana 06.06.2023 20:33 nga Qendresa Tershana 06.06.2023 20:33 Himni kombëtar e ai shtetëror jehuan në Mitrovicën Jugore, të martën. Krahas këngëve patriotike e valleve, për të nderuar dëshmorët e kësaj komune, ishte stolisur edhe sheshi, raporton Klan Kosova. Atje shkoi edhe Edona, e bija e dëshmorit Gazmend Baliu, e cila përveç fotografisë së të atit të stampuar e kishte edhe stemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky organizim, sipas qytetarëve, i largoi pak nga përjetimet e këqija të ditëve të fundit në veriun e këtij qyteti. Në nderim të dëshmorëve, komuna vendosi të ndërtojë edhe një pllakë përkujtimore për Batalionin e Dytë, Brigada 142, gurëthemeli i së cilës u vendos të martën. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.