Dita e Çlirimit, Haradinaj: Peja sot nuk ka ura ndarëse, por ura bashkimi NULL NULL 16.06.2025 12:09 16.06.2025 12:09 Daut Haradinaj Deputeti i betuar i AAK-së, Daut Haradinaj sot në Ditën e Çlirimit n Pejë nderoi sakrificën e shumë grave dhe burrave që e dhanë jetën për liri. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se Peja sot nuk ura ndarëse, por ura bashkimi, transmeton Klankosova.tv. “Sot, në Pejën e lirë dhe të lavdishme, nderuam sakrificën e shumë grave dhe burrave që e dhanë jetën për liri. Peja sot nuk ka ura ndarëse, por ura bashkimi. Ura e Gurit dhe Ura e Zallit, që simbolizonin ndarje para 26 vitesh, u hapën më 16 qershor të ’99-ës për të mos u mbyllur kurrë”. “Jam dhe do të mbetem krenar për të gjithë ata luftëtarë trima që nuk kursyen asgjë për ta bërë Pejën të lirë dhe të jetueshme. Herojve dhe martirëve, gjithmonë lavdi. Mundi juaj nuk shkoi huq”, ka shkruar Haradinaj në facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Është në gjendje të rëndë...” | Padia e Naser Pajazitajt për 1 milion euro kompensim ende pa epilog, flet avokati 4 orë më parë
Kosova Dita e Çlirimit, Haradinaj: Deçani i trimërisë dhe sakrificës, sot është ringritur e zhvilluar 4 orë më parë