Dita e Bibliotekës “Ernest Koliqi” shënohet me program artistik NULL NULL 20.05.2025 13:42 20.05.2025 13:42 Sot do të shënohet Dita e Bibliotekës “Ernest Koliqi”, në Prishtinë, në ditëlindjen e 122 të Ernest Koliqit, shkrimtar dhe kontribuues i madh i arsimit shqip në Kosovë. Programi i kësaj ngjarje nis me Prof. dr. Vehbi Miftari, “Shêjzat” – monument kulture dhe atdhdashurie, ekspozitën me koleksionin e periodikut “Shêjzat”, nxjerrë nga Fondi i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, me kurator Andreas Dushi, i cili edhe do jetë përfaqësues i BKSH-ut, me një paraqitje për Koliqin. Poashtu, do të bëhet prezantimi i librit “Libri i Mallit. Poezia e Ernest Koliqit”, të autorit Vehbi Miftari, transmeton Klankosova.tv. Dita e bibliotekës do të shoqërohet me një program artistik për adhuruesit të kulturës dhe të librit, sonte nga ora 19:00 në Prishtinë.