Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Distria në gjysmëfinale të Botërorit

NULL NULL
24.10.2015 15:19
Xhudistja kosova është duke shkëlqyer në Kampionatin botëror të xhudos për junior, në Abu Dhabi.

Distria Krasniqi është në rrugë të mbarë që të fitoj medalje të artë në Kampionatin botëror të xhudos për junior, i cili po mbahet në Abu Dhabi.

Xhudistja kosovar është kualifikuar në gjysmëfinale në kategorinë -52kg, pasi doli fituese në Grupin A.

Ajo ka fituar në xhiron e parë me kazaken, Akerke Myrzabek, në xhiron e dytë ajo mposhti algjerianen Sadija Amare.

Ndërsa në luftën e tretë ishte më e mirë se hungarezja Patricia Toth, derisa në luftën e katërt e mundi francezen, Astride Gneto.

Në gjysmëfinale Krasniqi do të përballet me kroaten, Tihea Toplovec.

lajme të ngjashme