Distria Krasniqi siguron medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit NULL NULL 09.02.2019 17:39 09.02.2019 17:39 Xhudistja nga Peja, Distria Krasniqi, ka siguruar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit. Pavarësisht përformancës së shkëlqyeshme, sportistja kosovare nuk arriti ta mposhtë japonezen Ami Kondo, transmeton Klan Kosova. Distria e nisi garën me fitore me ippon ndaj garueses portugeze, Joana Diogo, të cilën e mposhti në raundin e dytë të garave. Në raundin e tretë, Distria arriti të mposhtë brazilianen Gabriela Chibana, ndërsa në çerekfinale fitoi ndaj koreano-jugores Yujeong Kang. Xhudistja pejane ishte fantastike edhe në gjysmëfinale duke e mposhtur me ippon edhe francezen, Melanie Clement. klankosova.tv