Distria e artë në Katar (FOTO) NULL NULL 11.01.2021 15:23 11.01.2021 15:23 Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Mastersin e Dohas. Ajo e mposhti Funa Tonakin në finalen e Katarit, duke e nisur vitin 2021 në mënyrë mbresëlënëse dhe duke mbetur në binar për ta siguruar pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Tokio 2020. Xhudistja kosovare dhe numri një i botës Krasniqi është fituese e medaljes së artë në kategorinë deri në 48 kilogramë në Mastersin e Dohas.