Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Disa shkolla të Prishtinës mësojnë për teknologjinë pa teknologji (VIDEO)

NULL NULL
19.02.2022 14:31

Roli i teknologjisë në ditët e sotme është i pakontestueshëm.

Vendet evropiane, por edhe ato në rajon sigurohen që fëmijët qysh në shkollat e ciklit të ultë të marrin informacione bazike mbi teknologjinë, si një faktor kyç në zhvillimin e mëtejshëm thuajse në secilin profesion që ata zgjedhin.

Por, në vendi tonë rëndësia e kësaj fushe në institucione publike shkollore po del të jetë ende një mangësi, teksa në shkollën fillore “Ismail Qemajli” në kryeqytet, nxënësit nuk kanë as kabinet dhe as pajisje për mbajtjen e orës së teknologjisë.

Sipas nxënësve të kësaj shkolle, projektorët që janë siguruar së fundi mundësojnë mbajtjen e kësaj ore, por, me kushtin se mësimdhënësit marrin laptopin e tyre personal, ngase kompjuterët e shpërndarë nëpër disa klasa ishin të mbuluar nga pluhuri dhe jashtë funksionit.

Kronika e më poshtme e realizuar nga gazetarja Albiona Halimi, tregon më shumë se si po mbahen orët mësimore në këtë shkollë dhe se çfarë thotë menaxhmenti.

 

lajme të ngjashme