Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sekretet e të pavendosurve

NULL NULL
04.06.2015 09:14

Na pëlqen të shkojmë me rrymën

Film për të qeshur? Triller? Nuk do zihemi për këtë. E rëndësishme është shoqëria, jo aktiviteti.

Në thelb jemi njerëz që duam t’i kënaqim të tjerët

Nuk duam të mërzisim askënd me vendimet që marrim, si kur bëhet fjalë për aktivitetin në fundjavë dhe për diçka më të rëndësishme siç është të lëmë një punë për një tjetër. Harmoni do të thotë kur të gjithë janë të kënaqur me një vendim, thjesht duhet të kujtohemi të fusim edhe veten në këtë ekuacion.

Na quajnë shumë të ndjeshëm

Sipas studiuesëve të kësaj fushe, njerëzit shumë të ndjeshëm dallojnë vogëlsi të cilat i bëjnë vendimet më të vështira!

Kërkojmë mendimin e të tjerëve, para se të kemi tonin

Mami, babi, gjyshja, shitësja e dyqanit. Kushdo qofshin, ndihmojnë për një vendim më të informuar.

Jemi tipa që reflektojmë

Kategoria jonë mendon gjatë dhe shumë thellë për vendimet sepse kemi shumë frikë mos bëjmë zgjedhjen e gabuar. Është mirë në teori, por ndonjëherë ky reflektim shpenzon energjitë më të mira. Psikologët thonë që pavendosmëria shoqërohet me shqetësimin e tepruar, që është I dëmshëm. Dhe në raste më të skajshme, ndodh të shoqërohet me probleme të shëndetit mendor si simptoma depresioni.

Vendimet e mëdha janë mendërisht sfilitëse

Duhet kohë që të vendosim për ndryshime gjigante, të shkojmë në një shtet tjetër, apo të ndryshojmë punë. Kjo ndodh sepse e dimë sa të rëndësishme janë dhe nuk duam t’i bëjmë më keq gjërat. Prandaj, e stresojmë veten më shumë dhe kjo mund të jetë me pasoja.

Një këshillë për gjithë të pavendosurit:

Vendos me zemër nëse nuk ke kohë. Studiuesit thonë që po të ndjekësh ndjenjat, ke rezultate më të mira sesa po të analizosh detajet.

 

lajme të ngjashme