Ankohet pacienti, nuk e gjeti emrin në listën tek ekipi mobil (VIDEO) NULL NULL 09.11.2025 13:31 09.11.2025 13:31 Të drejtën e votës, po e shfrytëzojnë edhe disa nga pacientët e QKUK-së të cilëve iu është aprovuar kërkesa e tyre nga ana e KQZ-së. Ekipet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë shkuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku edhe iu kanë mundësuar pacientëve të shtruar atje ta shfrytëzojnë të drejtën e votimit, njofton Klankosova.tv. Por, ka edhe pacientë të cilëve iu pamundësua votimi, sepse ata nuk e gjetën emrin e tyre në listë. Kështu raporton gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka. Ajo e intervistoi njërin nga pacientët, Abedin Hajdarin, i cili tha se kjo është një padrejtësi e madhe. “Se e qet votën time dikush aty. Kam pasur dëshirë ose ta qes votën vet, ose ta bëj iks, kërkush mos me pasë mundësi me votu aty”, u shpreh ai.