Disa fakte interesante që mbase nuk i keni ditur NULL NULL 10.01.2023 14:27 10.01.2023 14:27 “Sa rron njeriu mëson”, është kjo shprehja që i përshtatet më së miri këtij artikulli, pasi përmban shumë fakte interesante që me shumë gjasë nuk i keni ditur. A keni dëgjuar më parë se karkaleci e ka zemrën në kokë? Ose që nëse teshtini fort mund të thyeni një brinjë? Apo edhe që çdo njeri ka gjuhë të ndryshme nga tjetri, sikurse shenjat e gishtërinjve?!, përcjell Klankosova.tv Më poshtë gjeni disa nga faktet interesante sipas Institutit Kombëtar të Shkencave të Shëndetit Mjedisor, që mbase nuk i keni ditur: Është e pamundur për shumicën e njerëzve të lëpijnë bërrylin e tyre Një krokodil nuk mund ta nxjerrë gjuhën jashtë Karkaleci e ka zemrën në kokë Është fizikisht e pamundur që derrat të shikojnë lart në qiell Nëse teshtini shumë fort, mund të thyeni një brinjë Mbajtja e kufjeve për vetëm një orë mund të rrisë 700 herë bakteret në vesh Gjatë një jete mesatare, gjatë gjumit mund të hani rreth 70 insekte të ndryshme dhe 10 merimanga, ose më shumë Disa buzëkuq përmbajnë luspa peshku Ashtu si gjurmët e gishtërinjve, gjuha e të gjithëve është e ndryshme Bajamet janë pjesë e familjes së pjeshkës Emri i plotë i Los Anxhelosit është “El Pueblo de Nuestra Senora la Reina de los Angeles de Porciuncula” Një mace ka 32 muskuj në secilin vesh Syri i strucit është më i madh se truri i tij Tigrat kanë lëkurë me vija, jo vetëm lesh me vija Shumica e njerëzve bien në gjumë në shtatë minuta.