Disa arsye pse duhet ta vizitoni Utrechtin përrallor NULL NULL 13.04.2017 15:43 13.04.2017 15:43 Utrecht është një qytet në Holandë, i bekuar me bukuri magjepsëse. Ky vend është me gjasë qyteti kanal më i bukur në Evropë dhe duket si kryqëzim mes Bruges në Belgjikë dhe Amsterdamit në Holandë, por pa turmat e njerëzve, shkruan Metro, transmeton Klan Kosova. Qendra mesjetare e qytetit është mjaftueshëm e vogël që të përshkohet dhe eksplorohet në këmbë, por mjaftueshëm e madhe që t’i tërheqë festivalet e klasit botëror, muzetë fascinues dhe arkitektët e dizajnerët frymëzues.