Diplomatët britanikë u evakuuan nga Sudani NULL NULL 23.04.2023 14:42 23.04.2023 14:42 Diplomatët britanikë dhe familjet e tyre janë evakuuar nga Sudani në një operacion “kompleks dhe të shpejtë”, ka konfirmuar kryeministri Rishi Sunak. Ai tha se puna po vazhdon për të garantuar sigurinë e shtetasve britanikë që mbeten në Sudan. Të evakuuarit u dërguan në një fushë ajrore jashtë Khartoumit për të fluturuar jashtë vendit gjatë natës, tha Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace për BBC, transmeton Klankosova.tv. Dhuna e ashpër shpërtheu javën e kaluar në Khartoum midis dy forcave kundërshtare. Lufta për pushtet midis ushtrisë së rregullt të Sudanit dhe një force paraushtarake të quajtur Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) ka parë të shtëna dhe granatime vdekjeprurëse në kryeqytet. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.