Dikush i paditi krijuesit e lojës “Pokemon Go” NULL NULL 03.08.2016 12:24 03.08.2016 12:24 Krijuesit e lojës Pokemon Go, do të përballen me një padi në gjykatë, për shkak se loja që ata krijuan, po u shkakton njerëzve probleme me pronën private. Një burrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë se njerëz të panjohur kishin filluar t’i hynin në oborr, dhe të paktën pesë persona kanë trokitur në derën e tij, duke i kërkuar që të ndjekin Pokemonë. E lansuar me 6 korrik, kjo lojë që funksionon në telefonat e mençur, është bërë fenomen global. Padia i akuzon krijuesit e kësaj loje, se janë treguar të pakujdesshëm duke vendosur Pokemonët virtualë në pronat private, pa lejen e pronarëve. “Pokemon Go”, është një lojë virtuale e cila së fundmi është përhapur tej mase, me miliona njerëz në mbarë botën të obsesionuar që t’i kapin krijesat e vogla në hapësirat publike.